Disa mënyra për të përballuar nxehtësinë e verës

Lodhjet nga nxehtësia dhe temperaturat e larta janë të njohura sidomos gjatë sezonit të verës dhe në fillim të saj. Trupi me ngritjen e temperaturës humb ujë dhe kripë dhe kjo mund të shkaktojë goditje në trupin e njeriut.

Disa këshilla si t’i mbijetoni nxehtësisë dhe të kujdeseni për shëndetin tuaj:

Shkoni në vende të ftohta

Bëni çkado që mundeni nëse temperaturat ngriten, dhe filloni duke gjetur vende nën hije dhe të ftohta për pushim qoftë edhe gjatë punës. Nëse një person tjetër kalon nëpër periudha të vështira për shkak të ngrohjes atëherë ndihmojeni atë duke e larguar nga të nxehtit dhe vëjeni nën hije apo thirreni ambulancën për ndihmë. Temperaturat e larta mund të shkaktojnë probleme të mëdha te disa persona.

Monitorojeni temperaturën e trupit

Kur temperaturat fillojnë të ngritën edhe temperatura e trupit ngritet. Që të evitoni ndonjë gjendje emergjente, kontrollojeni në vazhdimësi temperaturën e trupit tuaj. Nëse e shihni një person tjetër duke vuajtur nga temperaturat e larta, dhe e shihni që temperatura e trupit ka kaluar normalen thirreni menjëherë ndihmën mjekësore për të.

Vishuni më lehtë

Gjatë temperaturave të larta është më rëndësi që të visheni sa më lehtë, pra më pak rroba më mirë. Nëse një person ka probleme me ngrohjen e trupit atëherë gjëja e parë që bëni është të ofroni ujë dhe t’ia largoni rrobat në mënyre që trupi të filloi të ftohet. Por keni kujdes mos e lëni personin në diell pa rroba sepse mund të pësoi djegie të lëkurës.

Shtrihuni

Nëse vëreni plogështinë si pasojë e temperaturës mos bëni asgjë, por shtrihuni. Pushoni dhe lejoni trupit tuaj të stabilizojë qarkullimin e gjakut.

Pini ujë

Uji është ilaç. Sidomos në temperatura të larta, mundohuni të pini sa më shumë ujë në mënyrë që të mos dehidroheni.

Përdorni fasulet e lagura

Fasuletat e lagura me ujë dhe të vendosura në kokë mund të ndihmojnë në uljen e temperaturës së trupit në rast se shihni se jeni ngrohur. Megjithatë në rast se kjo nuk ndihmon mos hezitoni të kontaktoni mjekun./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi