Dhunuan gjyqtarin e Vlorës, Gjykata jep masën e sigurisë për vëllezrit Myslimi

VLORË– Masa arrest në burg është vendosur për Fatosh Myslymin, ndërsa për dy vëllezërit e tjerë Elmaz dhe Myslym Myslymi është vendosur masa arrest në shtëpi.

Pas dhënies së masës së sigurisë, ka folur për mediat Griselda Myslymi, babai dhe xhaxhallarët e të cilës janë arrestuar për dhunimin e gjyqtarit. Ajo ka deklaruar se është ngatërruar personi që duhet të qëndronte në burg, pasi sipas saj, Elmaz Myslimi është personi që ka prekur gjyqtarin dhe kanë mbajtur gabimisht Fatos Mylsimin.

Dalja e vëllezërve nga gjykata pas vendimit është shoqëruar me të bërtitura dhe ndërhyrje të familjarëve, të cilët tentuan të hapnin edhe derën e makinës së policisë teksa thërrisnin se në vend të tyre duhej të ishte gjyqtari dhe jo ata.

Pas dhënies së masës së sigurisë, ka folur për mediat Griselda Myslymi, babai dhe xhaxhallarët e të cilës janë arrestuar për dhunimin e gjyqtarit.

Ajo ka deklaruar se është ngatërruar personi që duhet të qëndronte në burg, pasi sipas saj, Elmaz Myslimi është personi që ka prekur gjyqtarin dhe kanë mbajtur gabimisht Fatos Mylsimin.

‘Sapo ka përfunduar seanca gjyqësore pasi u është rrëmbyer prona nga na e gjyqtarit Arqile Basho.

Gjatë gjykimit ka pasur shtrembërim të fakteve. Është ngatërruar personi që duhet të qëndronte në burg.

Elmaz Myslimi është personi që ka prekur gjyqtarin dhe kanë mbajtur gabimisht Fatos Mylsimin që nuk e ka prekur fare me dore. Elmaz Myslimi ka pasur rasport mjekësor.’–  tha e afërmja.

Prej tetë vitesh familja Myslimi po vërtitej nëpër dyert e gjyqësorit të Vlorës për të kërkuar pjesën e saj, por situata doli jashtë kontrollit, pasi paditësit janë përplasur fizikisht me gjyqtarin Arqile Basho dy ditë më parë.  Dy vëllezërit kanë nisur që të bërtasin dhe ta filmojnë në sallën e gjyqit, ndërsa magjistrati ka vendosur që të largohet menjëherë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi