Dhunon vëllanë dhe kunatën, arrestohet 26-vjeçari në Berat

Policia në Berat arrestoi një 26-vjeçar, i cili dyshohet se ka dhunuar vëllanë dhe bashkëshorten e tij.

Sipas policisë, në pranga është vënë shtetasi Auger T, 26 vjeç, banues në fshatin Lapardha, i cili dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte, vëllanë e tij G.T, 32 vjeç dhe bashkëshorten K.T, 32 vjeçe, të cilën e ka dhunuar psikologjikisht e fizikisht dhe një muaj më parë.

Po gjatë ditës së djeshme, në Kuçovë është vënë në pranga Bashkim M, 67 vjeç, i cili akuzohet se në banesë ka dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht ish bashkëshorten, shtetasen Sh.Xh, 61 vjeçe./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi