Dhunoi gruan, pranga për 51-vjeçarin në Ksamil, arrestohen dhe dy të tjerë për vepra të ndryshme penale

Policia e Vlorës ka vendosur në pranga 51-vjeçarin A, P., pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij. Gjithashtu, është arrestuar dhe 43-vjeçari F. H., 43 vjeç, i cili dyshohet se ka mbjellë kanabis në një sipërfaqe toke në fshatin Vërmik.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u procedua penalisht shtetasi K. M., 37 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka djegur me zjarr banesën e tij, në lagjen “Partizani”, Vlorë. Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

DVP Vlorë

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë ndalimi për veprën penale “Dhuna në familje”, e shtetasit A. P., 51 vjeç, banues në Ksamil, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë u bë shpallja në kërkim e shtetasit F. H., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në një sipërfaqe toke në fshatin Vërmik, ka kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u procedua penalisht shtetasi K. M., 37 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka djegur me zjarr banesën e tij, në lagjen “Partizani”, Vlorë.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi