Dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 52-vjeçari në Sarandë

Një 52-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës pasi akuzohet për dhunë në familje. Sipas burimeve zyrtare në pranga përfundoi O.I banues në fshatin Aliko, pasi ky i fundit dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Ndërkaq materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI

Sarandë/Vihet në pranga një 52-vjeçar, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisatiatin e Policisë Sarandë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O. I., 52 vjeç, banues në fshatin Aliko, Sarandë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi