Dhuna ndaj vajzës në Fushë Krujë, Rama reagon për herë të parë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me anë të një statusi në “Twitter” paraditen e sotme në lidhje me dhunën e ushtruar nga djali i deputetit ndaj vajzës 25-vjeçare, Xhisiela Maloku.

Rama dënon dhunën, ndërsa thotë “ata që hungërrijnë si derra në llucën e gërrgërreve politike e mediatike po ridhunojnë vajzën”.

“Dhuna ndaj vajzës është e pafalshme!Po aq i pafalshëm është abuzimi politik me vajzën. Policia ka bërë detyrën pa i bërë asnjë favor djalit të deputetit. Ata që hungërrijnë si derra në llucën e gërrgërreve politike e mediatike po ridhunojnë vajzën. Për ne askush s’është mbi ligjin”, shkruan Rama./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi