Dhoma e ulët e Kongresit amerikan kërkon sanksione ndaj Mianmarit

Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-ve (Dhoma më e ulët e Kongresit amerikan) ka dënuar shtypjen e dhunshme të muslimanëve Rohingya të Mianmarit dhe apeluan deri te presidenti Donald Trump për të vendosur sanksione mbi ushtrinë e Mianmarit.
Rezoluta në Dhomën më ulët të Kongresit të SHBA-ve thotë se sanksionet duhet të përfshijnë “ata që janë përgjegjës për abuzimet e të drejtave të njeriut, përfshirë anëtarët e ushtrisë dhe shërbimeve të sigurisë të Burma-s”.

Rezoluta jo-obliguese, që reflekton opionionin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve, poashtu denoncoi “spastrimin etnik vrasës dhe mizoritë kundër civilëve” në Mianmar.

Njëkohësisht, kjo Dhomë i bëri thirrje qeverisë së Mianmarit të lejojë që refugjatët vullnetarisht të kthehen në shtëpitë e tyre “pa kufizime të panevojshme”.

Sipas OKB-së, që nga 25 gushti mbi 625 mijë muslimanë Rohingya kanë kaluar nga shteti perëndimor i Mianmarit në Rakhine në Bangladesh.

Refugjatët kanë ikur nga një operacion ushtarak në të cilin forcat e sigurisë dhe turmat budiste kanë lënë të vrarë burra, gra dhe fëmijë, kanë plaçkitur shtëpitë dhe kanë djegur fshatrat e muslimanëve Rohingya.

Ministri i Jashtëm i Bangladeshit, Abul Hasan Mahmood Ali, në muajin shtator tha se rreth 3 mijë muslimanë Rohingya janë vrarë në shtypje.

Muslimanët Rohingya, nga OKB-ja të përshkruar si njerëzit më të persekutuar në botë, janë përballur me frikën e rritur të sulmit, pasi dhjetra u vranë në dhunën komunale në vitin 2012.

OKB-ja dokumentoi përdhunimet në masë, vrasjet, përfshirë foshnja dhe fëmijë të vegjël, rrahje brutale dhe zhdukje të kryera nga personeli i sigurisë. Në një raport, hetuesit e OKB-së thanë se shkeljet e tilla mund të kenë përbërë krim kundër njerëzimit./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi