Detyra jonë të përfaqësojmë qytetarët, do të jemi këtu, deputetët e PS të na bashkohen

Deputetët e PD kanë marrë pjesë fizikisht edhe në mbledhjen e komisionit të Ekonomisë. Deputetja e PD Sorina Koti, nënkryetare e komisionit tha se detyra e deputetëve është të përfaqësojnë qytetarët dhe se ata do të jenë në kuvend për të sjellë projektligjet që iu shërbejnë atyre. Koti iu bëri thirrje dhe deputetëve të PS t’iu bashkohen.

“Në emër të grupit parlamentar të PD-së, komisioni i ekonomisë ne kërkuam prezencën fizike dhe sot ishim të gjithë pjesëmarrës në komision dhe në mbledhjen më të parë të byrosë së kryetarëve kjo farsë e mbledhjes së komisioneve do të marrë fund.

Kur sot janë të gjitha shkollat e hapura, universitetet, baret, teatrot ne kërkojmë që puna e deputetit të bëhet në terren.

Në sot ishim prezent sepse detyra jonë është të përfaqësojmë qytetarët shqiptarë për çështjet që mbulojmë në komisionin e ekonomisë, që është një nga komisionet më të rëndësishme të Kuvendit.

Kështu që sot ne ishim të prerë që prezenca jonë do të jetë këtu, i bëmë thirrje kolegëve tanë të PS që të na bashkohen tek nismat që kemi ndërmarrë duke zbatuar të gjitha masat anti-covid, vaksinimin, testet dhe maskat.

Një tjetër problem që hasëm ishte padukshmëria e anëtarëve të PD në komision pasi pjesa e ekspozimit ishte vetëm pjesa online, ku ne nuk dukeshim që ishim prezentë.

Ne duam t’u bëjmë të qartë qytetarëve që PD është në terren, është pjesë e komisioneve ku ka për të bërë të gjitha projekt propozimet për të mirën e qytetarëve”, tha deputetja e PD.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi