7.5 C
Tirana

“Detaje nga vrasja në Shkodër, 34-vjeçari i qëlluar nga dy autorë me skafandra që udhëtonin me motor”

Më datë:

Të dhëna të reja mësohen lidhur me ekzekutimin e 34-vjeçarit Kristian Kola mbrëmjen e kaluar në Shkodër.

I riu ka qenë duke pirë kafe në ambientet e jashtme të një hoteli, kur papritmas është qëlluar me armë disa herë nga dy persona të paidentifikuar ende.

Kamerat e sigurisë dhe rrëfimet e dëshmitarëve kanë treguar se autorët ishin mbi motor dhe me skafandra mbi kokë.

“Të dhënat e deritanishme flasin për dy autorë të cilët kanë qenë me motor, me skafandra në kokë që janë afruar dhe kanë qëlluar mbi Kristian Kolën, 34-vjeç, i cili qëndronte në pjesën e jashtme të një lokali.”, . Sipas raportimeve, i riu në momentin kur është qëlluar ishte ngritur në këmbë dhe mendohet se po bisedonte në telefon.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një orar dhe në një zonë shumë të frekuentuar të qytetit verior, konkretisht rreth orës 22:30 përballë Kinema Millenium.

Policia po vijon intensivisht hetimet sa i takon ekzekutimit të 34-vjeçarit, duke sekuestruar  kamerat e sigurisë, thirrur dëshmitarë të ndryshëm, duke nisur nga miq dhe njerëz nga rrethi i afërt i viktimës, për të arritur në një pistë. Po ashtu janë ngritur dhe postoblloqe deri pas mesnatës së kaluar.

Deri më tani nuk ka asnjë pistë se kush mund të jenë dy autorët. “Janë marrë disa dëshmitarë, shoqëria, rrethi i të njohurve për të arritur në një pistë. Kola nuk kishte precedent të mëparshëm penal. Ai lëvizte i lirshëm dhe nuk dukej se kishte marrë kërcënime apo paralajmërime. Ky atentat e ka zënë dhe atë në befasi, kur ka marrë disa plumba në kraharor çka ka rezultuar fatale për të riun.”

Kështu mbeten akoma mister shkaqet dhe motivet.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha kundër Ramës: Akuza për puç antikushtetues, dorëheqja e kërkuar

https://www.youtube.com/live/wazRsOWWqPQ?si=cDNvZTEffMCoUsIh&t=934 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi...

Ylber Ramadani shënon në Serinë A: Goli ishte për tim bir që do të lindë së shpejti

Ylber Ramadani ka rigjetur golin me skuadrën e Leçes....

Nxori automatikun pas sherrit, arrestohet 45-vjeçari në Durrës

Një 45-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e...

Rritet niveli i ujit në rezervuarin e Funarit

Sektori i Emergjencave Civile pranë Prefekturës Elbasan informon se...