Detaje të reja janë zbuluar nga veliera e djeshme në Vlorë e cila dje u kap me 4 ukrainas në bord.
Mësohet se veliera dyshohet se po përdorej për trafik lëndësh narkotike, dhe aq më tepër të ishte e vjedhur.
Ukrainasit dje treguan itinerarin e tyre se udhëtonin nga Turqia në Mal të Zi teksa shtuan se kishin ndaluar në Shqipëri pasi u kishte mbaruar karburanti.