Dështimi i seancës së konstituimit, Kurti: Sulm brenda institucional kundër Kosovës

Më datë:

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar pas dësahtimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, për shkak se deputetët nuk e kanë votuar raportin e Komisionit për verifikimin e mandateve.

Kurti në një postim në Facebook shprehet se ky është një sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike, teksa shtoi se kjo është një situatë e paparë në Kosovë.

“Deputët e opozitës PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK sot votuan kundër raportit të komisionit për verifikimin e mandateve. Në një votim krejt formal e teknik që bazohet në dokumentacionin e KQZ-së, ata u rebeluan kundër betimit të deputetëve dhe konstituimit të legjislaturës së nëntë. Ky është sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike. Kjo është situatë e paparë në shtetin tonë e shumë më gjerë. Ne qeverisim mbarë e mirë, këta lanë nam e bëjnë lajm të keq për shtetin tonë. Se janë kundër qeverisë e Republikës dihet, por se janë edhe kundër vetvetes, këtë e mësuam sot”, shkruan Kurti.

https://www.facebook.com/albini2017/posts/1221923465968045?ref=embed_post

Ndërkohë kujtojmë se deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e kanë votuar raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit gjë që solli dështimin e seancës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Nuk jemi kundër investimeve”, Berisha: zgjedhjet duhen përgatitur nga qeveri kujdestare

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për...

Ndërpritet seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, GJKKO cakton datën e radhës

Është ndërprerë seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndërsa trupi...

Malaj: 121 kamera të reja në dogana për modernizimin e monitorimit

Ministri i Financave, Petrit Malaj, drejtori i përgjithshëm i...

Bardhi: PD sjell në parlament zërin e qytetarëve që protestojnë

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike depozitoi sot në Kuvend...