https://www.aiguillealpine.co.uk/http://perpustakaan.unla.ac.id/wp-includes/MESINSLOT/https://cafesach.com.vn/https://shootless.nl/http://www.smartiming.co.uk/https://thali.pl/https://www.contraloriapereira.gov.co/https://fia.ui.ac.id/-/stoto/https://iac.ui.ac.id/qris/https://stroumfaki.gr/https://nipscollege.co.ke/https://memorialsignworld.com/https://healthcareinkenya.com/https://bayscaffolding.co.nz/https://www.prottoy.cu.ma/https://ideasvibe.com/https://www.ffl.si/https://fhunizar.ac.id/https://sgs.sheratongrandesukhumvit.com/https://disability.ui.ac.id/maxwin/https://www.fodecc.cm/https://shiki.cu.ma/https://www.fodecc.cm/Samuel-Donatien-Nengue/https://nfd.com.tr/https://eedesign.co.uk/https://defender.org.br/https://fosfobox.com.br/http://estima.xgeo.pl/
Dëshmitarja: Ivanoviçin e luta për jetën e djalit - Drita Tv

Dëshmitarja: Ivanoviçin e luta për jetën e djalit

Pjesëtarë të policisë janë angazhuar për të siguruar praninë e dëshmitares së radhës në gjykimin ndaj Oliver Ivanoviçit.

Dikur lideri i Serbëve në veri është duke u akuzuar për krime lufte ndaj qytetarëve shqiptarë gjatë vitit 1999.

Shahbaze Cernobregu e cila u desh të sillej me polici në gjykatore ka dëshmuar rrethanat e 14 majit 99-të kur djali i saj Erduan Cernobregu ishte vrarë.

Ajo ka rrëfyer se në fund të hyrjes një polic i uni formuar e kishte ndarë nga djali të cilin e kishin shtrirë në tokë.

Dëshmitarja ka sqaruar se më vonë në mesin e policëve e kishte identifikuar edhe Oliver Ivanoviçin

“I kam thanë këtij që është këtu djalin me ma pshtu”, ka rrëfyer dëshmitarja.

Ajo ka sqaruar se Ivanoviq i kishte thënë asgjë por vetëm ishte larguar. Dëshmitarja ka sqaruar edhe rrethana të tjera përfshirë kohën kur trupi i djalit të saj ishte zbuluar në varrezat e Suhodollit.

Dëshmitari tjetër në këtë process pritet të dëshmoj në seancën e radhës.

Oliver Ivanovië ishte dënuar me 9 vite burg për krimet që akuzohet, por në shkurt të këtij viti Gjykata e Apelit ishte ajo qe e ktheu në rigjykim këtë rast.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi