Dëshmitari: Njerëzit e Belerit më ofruan azil në Greqi

Në këmbim të tërheqjes së dëshmisë dhe padisë për Fredi Belerin, njërit prej dy vëllezërve Rama, të cilët janë persona kyç në proces, u është ofruar azil politik në Greqi. Kjo është dëshmia e Avdyl Ramës, vëllai i Arsen Ramës, me 23 Qershor të këtij viti dhënë para prokurorisë. Ai ka deklaruar se disa persona i janë prezantuar si miq të Belerit, dhe i kanë ofruar azil politik në këmbim të tërheqjes së padisë për vëllanë e tij.

Në deklarimin e dhënë më 23 Qershor, Avdyl Rama ka thënë se pas arrestimit të Belerit e kanë ndaluar dy persona të panjohur. Njëri prej tyre i ka thënë se “ne jemi miq të Alfredit. Ti dhe vëllai që keni bërë incizime duhet të tërhiqeni. Nëse tërhiqeni, e marrim vëllanë tënd, e kalojmë në Greqi dhe i japim azil politik”.

Kjo dëshmi u lexua në seancën e kësaj të marte nga Prokuroria, pasi Avdyl Rama i cili duhet të dëshmonte në proces rezulton se ka dalë nga Shqipëria më 27 Korrik nga Hani i Hotit dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Avokati i Belerit akuzoi dy vëllezërit Rama si persona të dënuar dhe me probleme me drejtësinë.

“Janë dënuar në dy, tre gjykata të Shqipërisë për krime të ndryshme dhe në datën 19 që është shtyrë gjyqi ai ka një gjyq këtu dhe nuk e gjejnë dot. Ky është Avdyl Rama që se gjejnë dot këta. Nuk ka asnjë lloj prove përveç deklaratës së dy vëllezërve disa herë të dënuar.”

Fredi Beleri në këtë seancë ka refuzuar të dëshmojë, ndërsa ka deklaruar se nuk kishte besim tek prokuroria pasi ka qenë e njëanshme dhe se ajo nuk ka marrë parasysh asnjë kërkesë të tij. Seanca e radhës pritet të zhvillohet më 19 Dhjetor në orën 14.30.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi