Derisa rinia po ikë nga Kosova, deputetja e PDK-së habitë me reagimin e saj!

Deputetja e PDK-së, Luljeta Veselaj ka reaguar sot ndaj instutucioneve të vendit të cilat nuk kanë ndërmarrë asgjë lidhur me kompaninë gjermane e cila ka kërkuar 2000 mijë punëtor për të punuar në aeroportin e Hamburgut.

Sipas saj, ky organizim është bërë më qëllime të caktuara, e cila ndodhi në po të njejtën ditë ku në Kuvendin e Kosovës po diskutohej për dialogun Kosovë-Serbi.

“Në ditën ku po diskutohej për dialogun ndodhi diqka e papritur në qytetin e Prizrenit ku një kompani gjermane ka hap konkurs për punonjës të rinjë. Këtu shoh gjera të caktuara në këtë ngjarje, ku mijra qytetarë iu drejtuan kësaj kompanie për punësim në aeroportin e Hamburgut, gjë e cila është personale e zgjedhjes së qytetarëve po ku janë instutucionet e vendit të cilat nuk janë në dijeni për këtë kompani e cila vjen dhe merr qytetarët e vendit.

Në cfarë cilesie është bërë ky organzim, a duhet të shqyrtojnë këto lloj organizime e cila

me duket paradoksale ne të njejtën ditë ku është mbajtur edhe panairi për mirëqenie të punës në bashkëpunim me kompaninë gjermane GIZ e cila është zyrtare po për kompaninë tjetër nuk e din se nga e ka përjardhjen, ku këto dy organizime ndodhën paralelisht në vendin tonë e ku nuk i dim qëllimet e tyre”, tha Veselaj./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi