Deputetët shkarkojnë një anëtar të bordit të RTK-së

Kuvendi i Kosovës ka shkarkuar nga detyra e bordit të RTK-së, Mimoza Hasani-Pllana.

Shkarkimi i saj është bërë me rekomandim të Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media për konflikt interesi.

Mimoza Hasani-Pllana u shkarkua për shkak se shkeli ligjin për shërbimin civil, duke mbajtur një pozitë në ministrinë e Arsimit në të njëjtën kohë me atë të anëtares së bordit të RTK-së.

Për shkarkimin e saj votuan 56 deputetë, 2 kudër dhe 15 abstenuan./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi