
Disa orë pas denoncimit dhe apelit të bërë nga Aurel Kujtimi, një qytetar që banon në lagjen Nr.5 të Kavajës në drejtim të Bashkisë së Kavajës dhe veçanërisht kryetarit të saj Redjan Krali, shumë shpejt ka ardhur edhe reagimi i tij.
Kryetari Krali ka shkuar personalit në këtë lagje për të parë situatën dhe mundësitë e ndërhyrjes në zgjedhjen e saj.
Z. Krali premtoi se nesër një grup ekspertësh përkatës do të merren me zgjidhjen e këtij problemi dhe problemeve të tjera që janë krijuar nga reshjet e shumta të dy ditëve të fundit.
Nga ana tjetër Ai ftoi të gjithë qytetarët dhe banorët e Bashkisë Kavajë të denoncojnë dhe adresojnë problemet e tyre tek institucioni që drejton me qëllim zgjidhjen e tyre duke ju kërkuar atyre bashkëpunim dhe të mos ndikohen nga eksperiencat negative të mëparshme.
Statusi i kryetarit të Bashkisë Redjan Krali:
“Faleminderit Aurel për denoncimin! Sapo u njoftuam, erdhëm fizikisht në zonë për të verifikuar rastin. Në mëngjes herët ekspertët përkatës ?♂️ do ndërhyjnë për ta zgjidhur njëherë e mirë. E mirëkuptoj dyshimin e secilit prej jush që keni patur eksperienca të ngjashme me Aurelin në të kaluarën,por shpresoj shumë dhe ju lutem përulësisht ? që kjo mos të bëhet pengesë për të na informuar vazhdimisht mbi problematikat në zonat ku banoni. Po të ndërveprojmë të gjithë sëbashku ? i vijmë në ndihmë njëri-tjetrit , sidomos në këto ditë me mot të rënduar ⛈?☔
#denonconi #punojmebashke #jome?shurdhe?qorr #bashkiaeqytetareve
Kavaja Lajme

