Denoncimi/ KMY tregton produkte të rrezikshme për shëndetin/ Shkeljet e përsëritura

Siguria ushqimore në vend është ngritur si problem herë pas here. Produkte të skaduara, shitje në kushte jashtë standardeve higjienike, etiketa që nuk përputhen me produktet, janë disa nga problemet me të cilat haset konsumatori shqiptar.

Denoncimi i fundit për këtë problematikë bëhet nga faqja në Facebook “JOQ”. Aty postohet një foto e një pakoje kremviçe e tymosur e markës “KMY”. Në foto, dallohet qartë se produkti është i mykur.

“Përshëndetje JOQ! Ja çfarë tregtohet në Tiranë, e sapo e blerë, ju lutem publikojeni ketë skandal, flm”, thuhet në përshkrimin që shoqëron foton e publikuar. Me siguri ky, mesazhi që konsumatori i dërgon faqes në FB, bashkë me fotografinë e produktit.

Shkeljet e përsëritura

Kompania KMY është denoncuar disa herë për problematikat me produktet që tregton. Në huajin gusht, ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti denonconte me foto se “KMY” tregtonte produkte që nuk përputheshin me etiketën e vendosur nga kompania: Perimet kishin etiketë mishi.

Më herët, në vitin 2017, “Fiks Fare” publikonte një investigim në qendrës së të cilës ishte siguria ushqimore. Siç zbuluan analizat, një nga produktet, Djathë Kaçkavall Lope (ambalazhuar nga KMY) – rezultonte me përbërje vaj palme më shumë mbi normën. Vaji i palmës klasifikohet si një produkt i dëmshëm për shëndetin e njeriut nëse përdoret pa kriter, apo në sasi të mëdha.

Në vitin 2016, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit konstatonte probleme në një biznes të KMY-së në Vlorë.

“Nga inspektimet, situata është paraqitur mjaft problematike dhe janë marrë masa administrative “gjobë” ndaj subjekteve të poshtëpërmendur dhe bllokime produktesh. Rastet e konstatuara janë si më poshtë: …Subjekti Ligor Lengu, ‘KMY’ – Sistemi ftohës në mjetin transportues frigoriferik nuk ishte në funksion. Ndaj tij u mora masa 100.000 lekë gjobë…”, thuhet në njoftimin e AKU-së.

Edhe më herët, kompania rezulton sërish problematike përsa i përket sigurisë ushqimore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi