Denoncimi/ Berisha: Skandal në antifushatën e Partisë së Krimit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një banori nga Marinza në Patos që akuzon një zyrtar të policisë se iu bën presion dhe terror qytetarëve për të marrë pjesë në mitingjet e kandidates së majtë për kryetare bashkie Majlinda Bufi.

Sipas denoncuesit shefi i policisë së Roskovecit, që ha dreka e darka me Bufin i kërcënon banorët shpi më shpi e fshat më fshat dhe iu shkon nëpër biznese.

POSTIMI I PLOTË I BERISHËS

Skandal në antifushatën e Partisë së Krimit.
Miq, narko komisari Pal Marku ushtron presion dhe terror ndaj qytetareve për të marrë pjesë në mitingjet e ndrikull Bufit.

Ai udhëton në një makinë dhe ulet në dreka apo darka në një tavolinë me ndrikull Bufin sikur të ishte punonjës bashkie fans i saj! sb

Doktor Përshëndetje.
Jam një banor nga Marinza. Dua të bëj një denoncim. Kryetarja e Bashkisë Majlinda Bufi në takimet që bën shoqërohet nga Shefi i policisë së Roskovecit, Pal Marku. Ky person i ardhur në zonën tonë zbaton çdo urdhër të Majlindës dhe na bën presion që të marrim pjesë në takimet që ajo bën. Ata lëvizin bashkë në makinë. Ulen për dreka dhe darka bashkë. Majlinda i thotë Pal Marku kërcënoi myzeqarët se janë njerëz të urtë. Ai vjen dhe na kërcënon nëpër biznese. Unë kam një lokal dhe vjen çdo natë na terrorizon klientët.

Shkon shpi me shpi dhe fshat më fshat për të bërë presion. Majlinda e di që ne nuk marrim pjesë në zgjedhje dhe ajo nëpërmjet policisë do të na marrë me zor. Ne nuk do votojmë se s’ka zgjedhje. Por në kushte terrori nuk mund të marrim pjesë. Majlindën nuk e pranojnë në fshatrat që shkon. Askush nuk i del në takim. E përzënë se na ka mashtruar. Në fshatin Luar e kishin bërë për një lek. Dhe në darkë shefi i policisë shkoi dhe i bëri presion banorëve. Por ata nuk u tremben. Se e dinë që Majlindës dhe Edi Ramës po i vjen fundi. Me këto kushte terrori po na tremben dhe kalamajtë sa që herë shikojnë polica nëpër fshat. Të lutem publikoje. Vetëm tek ty kemi besim. Na shpëto nga ky hall që kemi mbi kokë. Se me zor po nxjerrim bukën e gojës, tani na bën presion dhe Pal Marku.

Berisha Fb

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi