Dendias: Zgjidhja e çështjes së detit në Hagë shembull për mirëkuptimin tonë, mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE

Dendias: Tirana është stacioni i parë i turit tim në Ballkan. Këtu ne kemi ekzaminuar të gjitha raportet dypalëshe por edhe prespektivën europiane të shqipërisë dhe do të kemi dhe një takim me kryeministrin Rama ku do të flasim për këtë çështje.

Jam i lumtur që jam këtu dhe do të njoftoj me Ramën vendimin për përcjelljen e çështjes detare në Hagë.

Të dyja vendet dëshirojmë të zgjidhim diferencat tona.

Kjo është mënyra e duhur dhe e saktë për të zgjidhur divergjencat tona.

Ky është një mesazh për të gjithë vendet e tjera.

Marrëdhëniet tona janë zhvilluar shumë mirë. Dua të jem i çiltër, ne duhet të diskutojmë mbi çështje praktike.

Ne konsiderojmë se minoriteti grek.

Do doja të thoja se kisha gëzim të takoja anëtarë të komunitetit grek në Himarë dhe kryepeshkopin e Tiranës dhe Durrësit.

Ne iu referuam tregtisë dypalëshe dhe ekonomisë se si të thellojmë marrëdhëniet tona.

Greqia e mbështet tërësisht nisjen e negociatave, jemi të predispozuar të ofrojmë ndihmë teknike për nisjen e negociatave.

Kujdesi që ne kemi për Ukrainën i tregon këtyre forcave që të destabilizojnë rajonin e gjerë. Ju falenderoj ngrohtësisht për mikëpritjen tuaj këtu.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi