Denaj: Ia dolëm në një vit të vështirë! Qeveria qëndron në anën e bizneseve, patëm efekt neto pozitiv për 2020

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj është ftuar në Kuvend në një interpelancë të kërkuar nga deputeti Artur Roshi.

Denaj thotë se Shqipëria ia doli vitin e kaluar në një vit më se të vështirë duke treguar se është në anën e bizneseve.

Ajo thotë se sa i përket efektit neto të bizneseve, pati një bilanc pozitiv me +203. Nga ana tjetër Denaj thekson se edhe sa i përket punësimit, shifrat janë kokëforta, pasi në dy periudhat janar-dhjetor 2019-2020 ka rritje.

”Ekonomia informale është plagë e vjetër e Shqipërisë, përtej bindjeve të majta e të djathta. Keni depozituar disa pyetje, janë të rëndësishme, të cilave mund t’i kishim dhënë përgjigje edhe duke kthyer pas akteve që kemi aprovuar.

Bizneset e vogla në Shqipëri në 2020 ishin në valën e parë të përballjes, në vështirësitë e falimentit. Që në javën e parë ishin në fokus.
Nuk ndodhi në Shqipëri, recesioni ishte në 3.5%.

Ne ja dolëm në një vit të vështirë, pasi biznesi i vogël mori masa vetëm dhe jo edhe vetëm me ndihmën e qeverisë. U akorduan paga për 300 mijë individë. Ulëm barrën fiskale.

Në buxhetin e vitit të kaluar munguan 19.1 miliardë lekë, kryesisht për ato të vogla. Nuk ndalem vetëm tek këto.

Hoqëm tatimin mbi fitimin. Qeveria qëndron në anën e bizneseve, duke eleminuar disa barriera fiskale, si me shtyrjen dhe me heqjen e disa tatimeve. Duke munguar në buxhet, por duke e lënë në konsum.

Kërkoni llogari për shifrat e bizneseve.

Në janar dhjetort të 2020, në vlerën neto. Kemi situatë e cila shkon me një efekt neto pozitiv, me 203 biznese. Për janar-dhjetor 2020, këto janë shifrat. Nuk e ka pasur të lehtë situatën. Masat e qeverisë kanë dhënë efekt.

Keni shumë pyetje që ka vetë biznesi, por që ia jep vetë përgjigjen biznesi . Bizneset vetdeklarojnë, përgatisin, dhe dorëzojnë tatimin e  fitueshëm. Çdo vit pasardhës parashikohet si më i mirë, se ai paraardhës. Kjo për rutinë, por për një vit si 2020, ne realizuam eliminimin e funksionit.

Njihet dhe rivlerësimi. Nuk janë shpikje shqiptare. Por procedura të marra nga praktikat ndërkombëtare. Nëse do ishit më i vëmendshëm, do informoheshit se fiskalizimi ka filluar. Prandaj merrni kuponin dhe punoni në raport me sistemin, dhe jo me njerëzit.

2020 ishte vit i vështirë, numër të papunësh sidomos në prill për personelin që del nga tregu i punës. – 47 mijë persona. Duhet parë si ka evoluar. Shifrat janë kokëforte, nuk janë sjellë nga individë po ngainstitucione.

Në dhjetor 2020 ka 689 mijë, kurse në 2019 688 mijë. Nga efekti neto i bizneseve të regjistruara del ky trend pozitiv.”-tha Denaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi