Demokracia Konservatore : Vizita në Prekaz e Gllogjan me rastin festës kombëtare

Vizita në Prekaz e Gllogjan me rastin festës kombëtare
Me rastin e festës së madhe Kombëtare të 28 nëntorit në kuadër të Klubit “Demokracia Konservatore” vizituam dy familjet emblematike të Kombit tonë, familjen Jashari dhe familjen Haradinaj!Potrebbe essere un'immagine raffigurante 13 persone, persone in piedi e attività all'aperto
Me këtë rast Klubi u mirëpritë nga i pari i familjes Haradinaj, kryetari i AAK-së, z. Ramush Haradinaj në ambientet familjare.
Për çka Klubi e falenderoi përzemërsisht z. Haradinajn dhe nënën Ruk duke i uruar festën e madhe kombëtare të 28 nëntorit dhe duke çmuar kontributin e madh të familjes Haradinaj.
Familja ka qenë baza themelore e rizgjimit tonë kombëtar dhe ruajtjes së vlerave tona kombëtare dhe fetare, prandaj sot e kemi obligim ta ruajmë familjen.Potrebbe essere un'immagine raffigurante 9 persone, persone in piedi e attività all'aperto
Historia jonë dëshmon se kemi korpus të gjërë vlerash të cilat e kemi obligim ti ruajmë dhe ti vendosim si themel të shtetit tonë dhe mirëqenies së popullit tonë.
Zoti i mëshiroftë dëshmorët tonë dhe ne qofshim në udhën e drejtë të amanetit të tyre!
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi