Demokracia konservatore reagon me një deklaratë ku nxënësve iu imponohet kultura dhe tradita të tjera

Deklaratë për medie
10.11.2022
Të hapet dialogu për mësimin fetar në shkolla, “Joga” është mësim teologjik hinduist dhe budist
Klubi “Demokracia Konservatore” me shqetësim e ka përcjellur lajmin e dhënë në medie ku mësohet se dy shkolla të Prishtinës e kanë vendosur si lëndë zgjedhore për klasat e tyre lëndën e “Jogas”.
“Demokracia Konservatore” duke ju referuar doktrinës teologjike hinduse e budiste, konsideron se “Joga” është akt adhurimi sipas besimeve të sipër përmendura dhe si e tillë është jashtë korpusit të vlerave që kultivojnë fetë tradicionale te shqiptarët.
Por në të njëjtën kohë shpërfaq hipokrizinë e institucioneve tona të cilat thirren gjatë gjithë kohës në laicizmin e shkollave dhe institucioneve arsimore.
“Demokracia Konservatore” i bënë thirrje Këshillit të Prindërve, institucioneve arsimore komunale dhe Ministrisë së Arsimit që të mbikëqyrin rastet e tilla duke parandaluar çdo formë të abuzimit të fëmijëve me tradita që janë jashtë korpusit të vlerave tona tradicionale.
Si dhe në të njëjtën kohë i bënë thirrje institucioneve vendore që të jenë të hapura për dialogun profesional e përmbajtësor sa i përket kërkesës së kahmotshme te bashkësive tradicionale fetare te shqiptarët për mësimin fetar në sistemin publik arsimor në Kosovë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi