14.5 C
Tirana

‘Delta’ pushton globin/ OBSH: Varianti indian prezent në 124 vende të botës

Më datë:

Variant i ri virusit, Delta po përhapet në mbarë globin. Deri më tani,te raportuara nga OBSH janë 124 vende në të gjithë botën.

Ky virus duket që është në rritje, ndërsa ekspertët këshillojnë vaksinimin si mënyrën më efikase për t’u mbrojtur.

Organizata Botërore e Shëndetësisë raporton se Variant i ri i Covid-19, i quajtur Delta tashmë është zbuluar në 124 territore në të gjithë botën.

Infeksionet janë në rritje dhe ai pritet të bëhet variant dominues globalisht në muajt e ardhshëm. OBSH parashikon që mund të ketë më shumë se 200 milionë raste të konfirmuara brenda disa javësh.

Rritje ka pasur veçanërisht në Evropë dhe rajonin perëndimor të Paqësorit.

Po ashtu më shumë se 1,300 vdekje në ditë janë raportuar në Indonezi, e cila është bërë epiqendra e re e pandemisë në kontinentin Aziatik.

Qindra njerëz kanë ndërruar jetë në shtëpi, pasi ata nuk mundur të marrin trajtim të menjëhershëm , për shkak dhe të spitaleve të mbingarkuara.

Edhe Meksika po përballet me valën e tretë të pandemisë. Numri i infeksioneve është rritur në më shumë se 15,000 në ditë

Në disa vende, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Delta është bërë lloji mbizotërues i Covid që qarkullon. Ekspertët thonë se vaksinat ende funksionojnë për t u mbrojtur kundër sëmundjeve të rënda të shkaktuara nga ky variant. Por, problem mbeten zonat tek të cilat kanë akses të ngadaltë me vaksinat ose në rastin më të keq nuk kanë fare.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

Partia Demokratike akuzon Bashkinë e Durrësit për një tjetër...

Dialogu për krijimin e qeverisë, Vjosa Osmani: Kosova nuk është e izoluar nga partnerët strategjikë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila qëndron këto...

“Të dielën ndryshon ora: Ditët bëhen më të shkurtra, netët më të gjata”

Të dielën, akrepat e orës do të kthehen pas. Mes...

Balotazhi në 18 komuna në Kosovë, mbi 1.3 mln qytetarë me të drejtë vote

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka miratuar Listën...