Del fotoja, këta janë pesë të arrestuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës

Është publikuar fotoja e të arrestuarve si autorë të pengmarrjes dhe vrasjes së Jan Prengës dhe më pas zhdukjes së trupit të tij.

Fotoja është siguruar nga Ora News.

Pritet ekzekutimi i gjashtë urdhërarresteve- Për ngjarjen e Kamzës dyshohen njëmbëdhjetë persona.

Nga ana e prokurorisë janë firmosur 11 fletë arreste, nga të cilat janë ekzekutuar vetëm pesë.

Personat e përfshirë në ngjarje janë fiksuar nga kamerat e sigurisë së garazhit të resortit, kamerat e tjera janë shkatërruar nga pronarët e resortit. Kamera ka fiksuar dhe trupin e Prengës.

Ata e kanë qëlluar me thikë që në Kamëz dhe ka humbur shumë gjak. Një ditë pas ngjarjes është marrë urdhër nga gjykata për vënien në përgjim të familjarëve të Prengës, ku më pas është identifikuar grupi i Shijakut.

Ndërkohë prokuroria dërgoi letërporosi në Angli për ndalimin e Astrit Prengës, vëllain e Jan Prengës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi