Deklaratat në emision, ndiqet penalisht kryetari i Bashkisë Lezhë

Një tjetër zyrtar i opozitës në ndjekje penale. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Lezhë kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore”, Kryetarin e Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj, 54 vjeç. Sipas policisë, gjatë një emisioni televiziv ai dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Pengim i subjekteve zgjedhore”.

Frrokaj ka deklaruar në një emision se “do të bllokojmë KZAZ, do ta mbyllim me çelës e nuk do të lejojmë zgjedhje”.

Gjithashtu, specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin Mirditë kanë proceduar penalisht për vepra penale kundër procesit zgjedhor në vend, shtetasit A.K., 34 vjeç, banues në Mirditë; Gj.P., 28 vjeç, banues në Mirditë. Ata akuzohen se kanë dalë në institucione, kanë shkruar parulla dhe kanë fyer ata që do të marrin pjesë në zgjedhje. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lezhë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi