Dëbora mbulon Korçën, reshje të dendura në të gjithë territorin

Qarku i Korçës është zgjuar ditën e sotme i mbuluar nga dëbora pasi reshjet kanë vijuar gjatë natës në kuotën mbi 1200 metra, ndërsa në kuotat më të ulëta ka pasur reshje shiu.

Raportohet se në rrugën e Dardhës nga kilometri i 7-të deri në kilometrin e 13-të ka pasur reshje dëbore me trashësi nga 5 deri në 7 centimetra.

Sakaq, autoritetet përkatëse kanë marrë masat e nevojshme duke vendosur në punë mjetet borëpastruese në këtë aks, ndërsa në rrugët e tjera është bërë vetëm kriposja e rrugës.

Termometri ka shënuar -2 gradë Celsius në pikën më të ulët, ndërsa momentalisht nuk ka reshje të cilat priten të vijojnë gjatë ditës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi