13.5 C
Tirana

Debate në Konferencën e Kryetarëve, Gjekmarkaj-Peleshit: Po zhbëni pluralizmin!

Më datë:

Është mbledhur këtë të enjte Konferenca e Kryetarëve për të shqyrtuar kërkesat e depozituara nga Partia Demokratike, lidhur me ngritjen e disa komisioneve hetimore, mes të cilave për çështjen e McGonigal dhe për zgjedhjet e 11 Majit. Por mbledhja e sotme është shoqëruar me debate.

Nënkryetari Agron Gjekmarkaj ka akuzuar kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, dhe po ashtu kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, se po marrin vendime kundër rregullores, po e shkelin atë dhe po anashkalojnë opozitën në veprimtaritë e Kuvendit.

“Ju, zoti Peleshi, kryetar Grupi, zoti Çuçi gjithashtu, një farë kohe zoti Balla, megjithë debatet e ashpra për gjëra ku kemi rënë dakord, kemi vazhduar në dakordësi për funksionimin e parlamentit, jo për çështje personale! Ky ndryshim pozicionesh me ju, kryetar Kuvendi, e zotit Balla, kryetar i grupit socialist, ka sjellë një situatë të paprecedentë! Nëse ju të dy keni marrë përsipër të zhbëni pluralizmin, të zhbëni opozitën, mund të vëmë një bast publik që një ditë do të zhbëni vetveten e nuk do të keni as lot për të qarë!

Dhe në fund, dje folëm për Kosovën, por edhe aty mbetët të kompleksuar nga 8 Nëntori 1941, kur Miladini e Dushani themelonin partinë tuaj duke i futur thikën pas shpine çështjes kombëtare! Zoti Balla, dje thatë që serbët për të na sharë thërrisnin Sali Berishën, e vërtetë dhe kjo, se ata Sali Berishën e njohin për armik, për patriot shqiptar! Tani, zoti Manja, jeni i lirë të më dënonin edhe mua me nja 25 ditë, sepse si ka ardhur puna, mund të ngrini si shqetësim prishjen e qejfit, të humorit dhe të vizioneve të Edi Ramës për Shqipërinë 2030!”, është shprehur Gjekmarkaj.

“Po merrni peng Parlamentin, po i bëni atentat opozitës”

Deputet demokrat ka vijuar përsëri akuzat, duke deklaruar se Parlamenti është marrë peng dhe se po i bëjnë atentat opozitës.

“Zoti Kryetar, të nderuar kolegë të dy krahëve, më shumë sesa si përfaqësues i opozitës, si qytetar i këtij vendi e përjetoj me shqetësim dhe dhimbje të thellë këtë që po ndodh me Parlamentin dhe fjalën të cilën e keni marrë peng! Ky është një atentat që po i bëni kësaj shoqërie! Kuvendi është pronë e saj!
Ju po përpiqeni të depersonalizoni Opozitën, por në fakt po depersonalizoni vetveten. Ju nuk e kuptoni në këtë turravrap se, duke zvogëluar liritë dhe hapësirat e opozitës, keni ngushtuar liritë dhe hapësirat tuaja jetike, politike e njerëzore!
“, tha Gjekmarkaj.

Peleshi: Gjuha juaj ka kaluar çdo kufi!

Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi iu përgjigj gjatë debatit deputetëve të opozitës, duke iu thënë se gjuha e përdorur nga ata në Kuvend i ka kaluar kufijtë: “Gjuha që u përdor dje në sallën e Kuvendit ka qenë e dhunshme dhe e turpshme, përtej çdo caku të pranueshëm. Edhe kur vjen nga opozita, edhe në kontekstin e opozitarizmit, është e papranueshme. Ajo që ndodhi dje nuk mund të fshihet pas finesës suaj letrare.”

Peleshi u shpreh se standardet e parlamentarizmit europian, janë ato që duhet t’i udhëheqin në çdo veprim, në çdo dalje dhe në çdo debat. Ai shtoi se është treguar mjaft i duruar deri më tani: “Për sa më përket, gjatë gjithë drejtimit tim dhe në mbarë karrierën time politike, mund të akuzohem vetëm për durimin e tepruar. Kam treguar një durim të jashtëzakonshëm dhe nuk jam marrë, e as do të merrem, me sulme personale ndaj askujt.”

Në axhendën e sotme të konferencës së kryetarëve, janë kërkesat e Partisë Demokratike “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të zyrtarëve shqiptarë në raport me ish-agjentin special të FBI-së, Charles McGonigal”, ajo për “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë të organeve të pushtetit qendror dhe pushtetit vendor, si dhe për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 maj 2025”. Po ashtu, pjesë e rendit të ditës ishte dhe kërkesa për “Zhvillim të mocionit me debat” lidhur me programin e qeverisë, që nuk u diskutua në Parlament në seancën e parashikuar për shkak të përplasjeve me opozitën.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Qeveria shpall gjendjen e jashtëzakonshme pas valës së dhunës

Qeveria peruane njoftoi qëllimin e saj për të shpallur...

Dyshohet se i riu vrau veten brenda poligonit të qitjes

Pamjet që shihni tregojnë vendin ku ndodhi ngjarja e...