Në nisje të punimeve të seancës plenare, në Kuvendin e Shqipërisë, nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, në cilësinë e drejtueses së seancës ka njoftuar kërkesën e grupit parlamentarë “Aleanca për Ndryshim” për zëvendësimin e Kryetarit të Grupit.
Sipas Felajt, “Kasëm Mahmutaj ka njoftuar largimin nga grupi parlamentar për Drejtësi dhe Integrim, teksa Grupi “Aleanca për Ndryshim” ka ndryshuar kryesinë e tij. Dashamir Shehi, do të jetë kryetar i kreut të grupit”, tha Felaj.