Darzeza, plazhi që po u reziston ndërtimeve masive

Me një vijë bregdetare prej rreth 5 km, Darzeza është ndër të fundit plazhe që i rezistojnë ende ndërtimeve masive. Përveç pushuesve nga Fieri, janë shtuar vitet e fundit edhe pushues nga qytete të tjera të vendit, si Berati, Elbasani, apo edhe nga Korça.

Lokalet e thjeshta që gjenden në Darzezë furnizohen me perime të freskëta nga fshatrat përreth dhe gatimet që ofrohen janë receta tradicionale të zonës.

“Ushqimet e preferuara janë tava me zogj pate, bretkosa apo përshesh me zogj fushe. Nuk mungojnë as prodhimet e freskëta të detit”, thotë një kuzhinier.

Vija bregdetare e Darzezës ofron rërë me jod. Pylli me pisha dhe deti i pastër e bëjnë plazhin e Darzezës një ndër më të veçantët në Adriatik.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi