Dalin të dhënat për Tiranën, 51 persona votuan 123 herë

Disa parregullsi në procesin e votimit janë zbuluar në qarkun e Tiranës, pas atyre të zbuluara në Shkodër ku nga të dhënat dyshohet se 13 qytetarë kanë votuar 34 herë në qendra të ndryshme votimi.

Pas kërkesës së KAS, administrata e KQZ ka zbardhur përmes kryqëzimit të të dhënave nga pajisja e identifikimit elektronik (PEI) se në zgjedhjet e 25 Prillit, në qarkun Tiranë, 51 qytetarë dyshohet se kanë votuar 123 herë në qendra te ndryshme votimi.

Mësohet se tre persona kanë votuar nga dy herë me të njëjtën kartë identiteti, në qendra të ndryshme votimi.

Ndërkohë, me shenjën e gishtit, 48 persona kanë votuar plot 117 herë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi