“Dajti”, PD akuzon: Rama nuk ka ndërmend të luftojë krimin

Dënimi me 25 vite heqje lirie i Dritan Dajtit ka sjellë reagimin e ashpër të Partisë Demokratike, e cila ka akuzuar kryeministrin për ndikim te Krimet e Rënda.

Duke e cilësuar si një nga kriminelët më të rrezikshëm në Shqipëri, sipas demokratëve, Dritan Dajti, i cili vrau 4 Dëshmorë të Atdheut, është lënë praktikisht i lirë nën kujdesin e plotë të Edi Ramës, duke dekurajuar punonjësit e rendit në luftën kundër krimit të organizuar.

Selia blu paralajmëron se, me vendimin e drejtësisë së rilindur të Edi Ramës, tashmë Dritan Dajtit i duhet dikush për t’i garantuar lirinë me kusht, njësoj si Lul Berisha para zgjedhjeve.

Mesazhi, që sipas selisë blu u jepet shqiptarëve, është se Edi Rama nuk ka ndërmend ta luftojë krimin dhe të dërgojë bandat pas hekurave.

Për Partinë Demokratike rasti i Dritan Dajtit është rasti më i freskët i listës së kriminelëve më të rrezikshëm të liruar nga pushteti i Edi Ramës.

Hakmarrja për Drejtësi, Banda e Durrësit, Banda e Lushnjes, trafikantët ndërkombëtarë të kokainës në Xibrakë, jo vetëm janë jashtë qelive të burgut, por sipas demokratëve, ata bëjnë biznes si njerëz të nderuar të shoqërisë, pa iu prekur as qindarka nga pasuria kriminale.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi