Daçiç: Shqiptarët e Kosovës nuk janë komb

 

 

Ministri i Jashtëm Ivica Daçiq ka thënë në një intervistë për “Russia Today” se po jetojmë në një epokë të histerisë anti-ruse dhe përsëriti se Serbia nuk do t’i bashkohet sanksioneve ndaj Rusisë.

Duke folur për dialogun me Prishtinën, Daçiq ka thënë se Beogradi dëshiron një dialog të suksesshëm dhe një zgjidhje që është në interes të të gjithëve.

Shefi i diplomacisë serbe, Daçiq, siç citon RTS, ka thënë se prej askujt nga pala ruse nuk kishte dëgjuar se kundërshton dëshirën e Serbisë për të hyrë në Bashkimin Evropian.

Daçiq gjithashtu komentoi raportet mes Serbisë dhe Kosovës.Ai thotë se “ajo që disa vende në muajt e fundit kanë tërhequr vendimin për njohjen e Kosovë tregon se procesi është ende gjallë, që nuk është fundi”, përcjell Telegrafi.

“Nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare, është absolutisht e papranueshme. Shqiptarët e Kosovës nuk janë komb. Ata janë pakicë kombëtare shqiptare, pasi populli shqiptar e ka shtetin e tyre – kjo është Shqipëria. A ekziston një komb tjetër që ka dy shtete? Tani ata thonë se ju duhet një president … Ata flasin vetëm atë që e mendojnë, që është qëllimi i tyre – unifikimi i të gjithë shqiptarëve “, tha Daçiq.

Ai thotë se “ata [shqiptarët] mund ta krijojnë Shqipërinë nëse duan, por në territorin e një shteti tjetër, por sigurisht jo shtetin tonë”.“Ne duam dialog, ne duam një dialog të suksesshëm, ne duam një zgjidhje që është në interes të të gjithëve. Ultimatumet nuk janë ato që ndikojnë te populli serb”, porositi Daçiq.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Vodhën policinë kufitare të Vlorës, në pranga 4 persona

Finalizohet në Vlorë operacioni i koduar “Triporti”, ku janë arrestuar 4 persona për kryerjen e një sërë vjedhjesh. Në pranga kanë rënë shtetasit;  E.H.,...

Zjarre të qëllimshme në ullishte. Në Kavajë, Lushnje dhe Fier, qindra hektarë të djegura

Në mënyrë paradoksale dhe me temperatura ndjeshëm më të ulta sesa stina e verës, Shqipëria po përballet në këtë fund shtatori me një situatë...

Përkrahësi i Millosheviçit vlerësohet me Nobel në letërsi, Besa Shahini: Jam e tmerruar

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka reaguar  për marrjen e Çmimit Nobel nga austriaku...

Së fundi

Kompania amerikane nis testimin e vaksinës kundër COVID-19

Kompania amerikane e bioteknologjisë, Novavax, filloi testimin në njeri të vaksinës kundër koronavirusit dhe tha se në korrik pret rezultatet paraprake mbi efektivitetin dhe...

Shkon në 5 milionë e 590 mijë numri i të infektuarve, mbi 347 mijë të vdekur nga Covid-19

Numri i rasteve të reja dhe vdekje nga Covid-19 vazhon të rritet por me ritme më të ngadalta. Sipas ekspertëve, vala e madhe e...

Kosovë: 100 zyrtarë policorë në Prizren në vetizolim

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të policisë në Prizren, Faton Alija, thotë se nga regjionet e Gjakovës, Ferizajt dhe Prishtinës kanë marrë përforcime me zyrtarë...