Daçiç paralajmëron rënien e njohjeve për Kosovën nën 100 shtete

Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiç pret, dhe pa dyshim ka shumë dëshirë, që deri në fund të këtij viti, numri i shteteve që e ka njohur Kosovën të jetë nën 100.

“Pres që në fund të këtij viti numri i shteteve që do ta njohin pavarësinë e Kosovës të jenë nën 100, e pastaj, do të mund të dal në pension”.

Për Kosovën ka thënë se është në defensivë të madhe dhe pjesën më të madhe të kohë e kalon në biseda me vendet që e kanë njohur Kosovën për të mos e ndryshuar vendim.

Ai, në vazhdim megjithatë ka tërhequr vërejtjen se konflikti i ngrirë në Kosovë mund të sjellë ndjekje të serbëve dhe të ngadalësojë procesin e integrimeve europiane.

Daçiq për TV Pink ka thënë se konflikti i ngrirë mund të sjellë te përsëritja e “skenarit kroat” – që shqiptarët të ndërhyjnë në veri dhe t’i dëbojnë serbë me pajtimin e heshtur të bashkësisë ndërkombëtare.

“Në këtë rast Serbia do të gjendej para një situate të vështirë. Ai t’i mbrojë serbët, të ndërhyjë dhe të hyjë në konflikt me KFOR-in e NATO-n e kjo do të thoshte se ky konflikt do zgjerohej. Nëse ndodh konflikti, në kë mund të mbështet Serbia, a do të thotë se do t’i drejtohemi Rusisë”, ka thënë Daçiç.

Ai ka përmendur se Serbinë të gjithë e preknin krahëve dhe flisnin duke i thënës të dilte me propozim për Kosovën.

“Por kur Serbia doli me propozimin për korrigjimin e kufijve, u tha se ndryshimi etnik i kufijve mund të shkaktojë krizë”, ka përfunduar Daçiç./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi