Daçiç: Mund të ketë një “Dayton 2” për Kosovën

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka thënë se një zgjidhje për “nyjën e Kosovës” mund të vijë në një konferencë ndërkombëtare.

“Parakushti për një gjë të tillë është se qëndrimet e të dy palëve po afrohen”, citohet të ketë thënë Daçiç për mediat serbe, duke shtuar se megjithatë pozicionet aktuale të të dy palëve janë larg.

Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, duke iu referuar ministrit, zgjidhja mund të quhet “Dayton 2”, një zgjidhje sipas modelit të demarkacimit në një konferencë të madhe ndërkombëtare që do të mbahet para majit 2019, kur skadon mandati i Komisionit Europian.

Kreu i diplomacisë serbe thekson se demarkacioni me shqiptarët është çështja e vetme e kufijve që do të ishin në agjendë në një konferencë të tillë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi