Daçiç: Kosovën e kanë njohur më pak se 100 shtete

Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, është njeriu që e udhëheqë luftën kundër Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Daçiq gjatë gjithë kohës bën anti-lobime për Kosovën dhe kërkon nga shtetet që të mos e njohin atë.

Madje ai në intervistën e fundit dhënë mediave serbe ka deklaruar se Kosovën nuk e kanë njohur aq shtete sa institucionet kosovare thonë.

“Në listën e shteteve që Kosova thotë se e kanë njohur, janë të paktën shtatë ose tetë që kurrë nuk e kanë bërë një gjë të tillë”, ka deklaruar Daçiq, Vecernje Novosti.

“Prishtina në listën e vet ka 114 shtete, por jam i sigurt se shtatë ose tetë prej tyre kurrë s’e kanë njohur Kosovën, madje jam i sigurt se nëse përkushtohemi në këtë çështje mund të gjejmë se ai numër është edhe më i vogël se 100”.

Ai ka kontestuar edhe njohjen e fundit të Kosovës nga vendi afrikan Madagaskar.

“Do ta hetojmë edhe këtë çështjen e Madagaskarit, por kjo është një luftë që vazhdon, pasi ne po përballemi me kundërshtarë të fuqishëm”./kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi