13.5 C
Tirana

COVID-19, Turqia do të zbatojë orë policore të pjesshme 4-ditore

Më datë:

Në një fjalim pas mbledhjes së kabinetit të mbajtur në Stamboll, presidenti Erdoğan tha se karantina është hequr në 300 vendbanime, ndërsa vazhdon në 112 të tjera.

Erdoğan gjithashtu tha se ora policore e pjesshme 4-ditore do të jetë në fuqi nga 15 maji në mesnatë.

Ora e parë policore u shpall më 11-12 prill dhe u pasua nga orë policore në javët e kaluara.

Erdoğan tha se personat mbi 65 vjeç më 17 maj midis orës 11:00 dhe 17:00 do të mund të dalin nga shtëpitë, duke qëndruar në afërsi të tyre dhe duke mbajtur maska.

Ai gjithashtu tha se fëmijët nën 14 vjeç do të mund të dalin më 20 dhe 22 maj gjatë të orëve të njëjta, por edhe ata duhet të jenë në afërsi të vedbanimeve dhe të mbajnë maska.

Ndërkohë, Erdoğan tha se Turqia hoqi kufizimet e udhëtimit për qytetet Adana, Diyarbakır, Mardin, Trabzon, Ordu, Denizli, Kahramanmaraş, Şanlıurfa, Tekirdağ, si pjesë e procesit të normalizimit.

Ai shtoi se në kuadër të Fushatës Kombëtare të Solidaritetit, janë grumbulluar donacione në vlerë prej rreth 2 miliardë lira turke (rreth 282 milionë dollarë) për të luftuar virusin.

Ndërkohë, numri i rasteve aktive në Turqi ka rënë në 40.150. Numri i vdekjeve nga COVID-19 është rritur në 3.841, ndërsa numri i të infektuarve në 139.771.

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi globale.

Sipas shifrave nga Universiteti John Hopkins me bazë në SHBA, numri i të infektuarve me COVID-19 ka tejkaluar shifrën 4,14 milionë, me pothuajse 284 mijë të vdekur dhe mbi 1.42 milionë të shëruar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Mbështetje për ish-udhëheqjen politike të Kosovës në Hagë

 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha shprehu sot mbështetjen...

“100 vite larg Evropës në infrastrukturë”, Noka: Bela Mafia ka 10-fishuar vlerën e tenderave

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, akuzoi ministren...

Zbardhen amendamentet e PD, çfarë kërkon opozita për projektvendimin e ngritjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Zbardhen amendamentet e Partisë Demokratike për projektvendimin e ngritjes...