13.5 C
Tirana

Covid-19 hyn në Komisariatin e Policisë Kuçovë, infektohet Shefi i Rendit, frikë te efektivët

Më datë:

Covid-19 është futur edhe në Komisariatin e Policisë së qytetit të Kuçovës. Shefi i Rendit në këtë komisariat ka rezultuar “pozitivë” me Coronavirus. Kjo ka shtuar frikën dhe panikun mes efektivëve të këtij komisariati, që janë në pritje të kryerjes së tamponit, ndërkohë që mësohet se gjendja shëndetësore e efektivit të infektuar është e mirë.

Burimet zyrtare të bashkisë së Kuçovë bëjnë me dije se, mëngjesin e sotëm, pas shfaqjes së rastit të parë me Coronavirus në Komisariatin e Policisë Kuçovë, është kryer dezinfektimi i plotë i të gjitha ambjenteve të këtij komisariati.

Shefi i Rendit në Komisariatin e Policisë së Kuçovës është një nga 6 rastet e konfirmuara zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë pasditen e djeshme në qarkun e Beratit, ndërkohë që 5 rastet e tjera (3 në Kuçovë dhe 2 në Berat) janë kontakte të rasteve të mëparshme.

Lajmi i mirë vjen nga Spitali Rajonal Berat dhe Drejtoria Rajonale e Tatim-Taksave,ku pas 48 testimeve të kryera në këtë drejtori dhe mes bluzave të bardha,të gjithë kanë rezultuar “negativë”.

Rastet e konfirmuar dje “pozitive” në qarkun e Beratit e kanë çuar në 45 numrin e rasteve aktive në këtë qark. Burimet zyrtare pranë DSHP-së Berat konfirmojnë se, gjendja e të infekruarve paraqitet e mirë, përveç rastit të mjekut kirurg E.Q, që ndodhet i shtruar në Spitalin Infektiv në Tiranë, pasi ka paraqitur komplikacione.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Apple thyen traditën e vjeshtës për iPhone 18

Zakonisht, prodhuesit e telefonave ndjekin një kalendar të qëndrueshëm...

Grabitja me thikë në Yzberisht, arrestohet autori 40-vjeçar

40-vjeçari E.T. u arrestua nga policia si autori i...

Berisha: Ndërkombëtarët të mirë informuar për çështjen “Balluku”!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje...

Pas shiut, problem bëhet edhe era. Bashkia e Durrësit njofton qytetarët

Sipas parashikimeve meteorologjike, Durrësi pritet të përballet me erëra...