Covid-19, 18 milionë materiale të hequra nga Facebook dhe Instagram

Nga fillimi i pandemisë deri në prill 2021, kompania Facebook dhe Instagram hoqën më shumë se 18 milionë materiale në shkelje të politikave të dezinformimit për Covid-19.

“Covid-19 vazhdon të jetë një problem i madh i shëndetit publik, kështu që ne jemi të përkushtuar t’u japim njerëzve qasje në informacione autoritare, përfshirë informacionin e vaksinave”, theksoi zyrtari i lartë i kompanisë, Guy Rosen.

Përveç përmbajtjes së dëmshme për Covid-19, në lidhje me raportin mbi zbatimin e standardeve të komunitetit, Facebook shpjegon në dokument se përmbajtja që nxit urrejtjen është ulur në platformë, falë edhe përdorimit të Inteligjencës Artificiale që ndihmon në gjetjen e tyre para se përdoruesit t’i raportojnë.

Më në fund, sipas raportit, Facebook ndërmori veprime për 8,8 milionë përmbajtje ngacmimi në tremujorin e parë të 2021, nga 6,3 milionë në tremujorin e katërt të vitit 2020, gjithashtu falë përmirësimeve në teknologjinë e zbulimit proaktiv.

Ndërsa në Instagram ai ndërmori masa për 5,5 milionë përmbajtje ngacmimi nga 5 milionë në tremujorin e katërt të vitit 2020.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi