Coutinho te Barcelona, Klopp: S’kishte asnjë mundësi që ta mbanim

Trajneri i Liverpool Jurgen Klopp, ka folur për largimin e bujshëm të merkatos së dimrit të Philippe Coutinho, nga Anglia në Spanjë, ku nga nesër do të veshë edhe fanellën e Barcelonës.

“Barcelona ishte ëndrra e tij dhe jam i bindur se nuk kishte asnjë mënyrë për ta bindur që të qëndronte me ne”, kanë qenë fjalët e trajnerit gjerman, pas arritjes së marrëveshjes për largimin e mesfushorit 25-vjeçar.

Drejtuesit e “të kuqve” refuzuan fillimisht kërkesën e vetë Coutinho-s në muajin gusht, ndërsa në vazhdim pas këmbënguljes së edhe vetë presidentit të klubit, miliarderit amerikan John Henry, shpërfillën tre herë ofertat që mbërritën nga klubi i famshëm spanjoll.

Kushtet e ndryshme të ofruara nga klubi katalanas u refuzuan me insistim nga klubi nga Merseyside, që tani i gëzohet pikërisht shifrave astronomike që kërkoi.

Mendohet që në kontratë 120 milionë euro garantojnë shumën bazë të transferimit, ndërsa 40 milionët e tjerë do të jepen në varësi të bonuseve, pra përmbushjes së objektivave dhe arritjeve personale të futbollistit brazilian me ekipin e Barcës.

Përfitues nga kjo shitje është edhe Interi, që sipas mediave italiane fut në arkën e saj 2 milionë euro, për lojtarin që shiti në 2013-ën për 11 milionë euro./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi