Collomb: Refugjatët e paligjshëm duhet të dëbohen nga Franca

Ministri i Punëve të Brendshme të Francës, Gerard Collomb, tha se refugjatët e paligjshëm duhet të dëbohen nga vendi.

Collomb në një deklaratë për Radion RTL foli lidhur me gjendjen e refugjatëve në Francë. Ai tha se çdo vit ka nga 95 mijë kërkesa për azil në Francë.

“Edhe pse nuk pranojnë çdo refugjat që vjen në vend, nuk mund të ofrojmë kushte të mira për ta”, tha ai.

Collomb thekson se refugjatët e paligjshëm duhet të dëbohen nga kufijtë e shtetit ndërsa prioritet i tyre janë refugjatët të cilët kanë ikur nga lufta.

Ndërkohë Avokati i Popullit në Francë, Jacques Toubon sot në një deklaratë për Radion France Inter tha se ka një rënie në aspektin e të drejtave themelore në vend.

Reagim nga organizatat për ndihma humanitare

Organizata të shumta civile reaguan kundër vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Francës ku kërkohet që ata të cilët hyjnë në shtet nëpërmjet rrugëve ilegale dhe banojnë në qendra strehimore të drejtohen në qendra të tjera.

Gjithashtu edhe për kushtet e refugjatëve dhe sidomos të fëmijëve në Francë shpesh ka kritika nga sektori civil.

Një grup i organizatave civile të shtunën e kaluar me qëllim për të tërhequr vëmendjen ndaj kushteve të këqija të refugjatëve kanë shkruar sloganin “Pritje e tmerrshme” në murin e ndërtesës së Ministrisë së Integrimit të Francës./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi