Çmimi i naftës Brent rritet 2 për qind këtë javë

Çmimi i markës ndërkombëtare të naftës së papërpunuar, Brent, është rritur rreth 2 për qind si rezultat i kërcënimit të Iranit për t’i dhënë fund pajtimit me marrëveshjen bërthamore dhe shqetësimet mbi furnizimin global joadekuat për shkak të sanksioneve të SHBA-ve ndaj Iranit dhe Venezuelës.

Brent u tregtua me 70,98 dollarë për fuçi të premten me një fitim prej 2,03 për qind pas mbylljes së javës së kaluar me 69,48 dollarë për fuçi.

Marka amerikane West Texas Intermediate (WTI) u tregtua të premten me 62 dollarë për fuçi, duke shënuar një ndryshim të vogël vetëm me një rritje prej 0,1 për qind pasi u mbyll javën e kaluar me 61,94 dollarë për fuçi.

Çmimet e naftës filluan javën me rritje të hënën, me markën Brent që u rrit me 2,53 për qind dhe WTI duke u rritur me 0,5 për qind, për shkak të shqetësimeve se sanksionet e SHBA-ve mbi Venezuelën dhe Iranin do të vazhdojnë të reduktojnë prodhimin e naftës së papërpunuar dhe eksportet nga ato vende.

Megjithatë, njoftimi i të dielës i presidentit amerikan, Donald Trump, për planin e tij për të rritur tarifat me 200 miliardë dollarë për mallrat kineze, në 25 për qind nga 10 për qind, shkallëzuan tensionet tregtare midis dy ekonomive më të mëdha në botë.

Negociatat e vështira kanë sinjalizuar edhe një herë se kërkesa globale e naftës mund të jetë më e ulët se vlerësimet e këtij viti nëse nuk arrihet një marrëveshje e re.

Të mërkurën, çmimet e papërpunuara u rimëkëmbën nga humbjet e tyre të martën, pasi presidenti iranian, Hassan Rouhani, tha se Teherani do t’i jep fund pajtimit të tij me marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 nëse partnerët evropianë të marrëveshjes nuk fillojnë të ndërmarrin veprime për të mbrojtur Iranin kundër sanksioneve të SHBA-ve.

Kohët e fundit, Teherani po ashtu ka kërcënuar me mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, pika më e madhe e ngarkesës së naftës në botë, pasi Washingtoni filloi të ri-imponojë sanksione.

Kërcënimet e Iranit për t’i dhënë fund pajtimit për marrëveshjen bërthamore mund të rrisin tensionet në Lindjen e Mesme dhe të kërcënojë furnizimin e sigurt të naftës nga rajoni.

Pas njoftimit të Iranit, Brent u rrit me 0,7 për qind të mërkurën, ndërsa WTI u rrit me 1,17 për qind.

Rritja e normës së tarifës së SHBA-ve u ngrit të premten dhe Trump përsëriti qëndrimin e tij të ashpër kundër Kinës nëpërmjet llogarisë së tij në mediat sociale.

“Bisedimet me Kinën vazhdojnë në një mënyrë shumë të mirëfilltë, nuk ka absolutisht nevojë për të nxituar”, shkroi Trump në Twitter dhe shtoi se “Kina nuk duhet të rinegociojë marrëveshje me SHBA-të në minutën e fundit”.

Nëse bisedimet tregtare dështojnë ose nuk arrihet një marrëveshje, rritja ekonomike globale mund të dëmtohet, si dhe kërkesa e përgjithshme, që mund të ushtrojë presion në rënie mbi çmimet e naftës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi