Çitozi, dëshmi kontradiktore, Prokuroria rimerr në pyetje vajzën dhe djalin e deputetit

Një ditë pasi ekspertiza mjekoligjore nxori raportin në lidhje me dëmtimet fizike që ishin konstatuar në trupin e Xhisiela Malokut, kjo e fundit është marrë sërish në pyetje në Prokurorinë e Krujës gjatë paradites së të shtunës.

Burime të Top Channel bëjnë me dijë se kësaj radhë vajza ishte pyetur në lidhje me dëmtimet që kishte konstatuar ekspertiza mjekoligjore në trupin e saj, si djegie cigareje në kofshe apo shenja dhunë në shpatull që shkaktojnë paaftësi të e përkohshme deri në 9 ditë.

Burimet pohojnë se Xhisiela është pyetur dhe për mënyrën se si dhe nga kush ishin shkaktuar këto dëmtime. Pothuajse paralelisht është marrë në pyetje edhe ish i dashuri i Xhisielës Rexhep Rraja.

Burimet nuk bëjnë të ditur dëshmitë detaje nga dëshmitë e Xhisielës dhe Rexhepit, por kanë konfirmuar se në analize të këtyre dëshmive dhe raportit, mjekoligjor, pritet të dilet në një përfundim zyrtar mbi fatin e kësaj çështje.

Ndërkohë, oficeri i policisë gjyqësore të komisariati të Fushë Krujës, Gentian Çitozi i cili dyshohet së nuk ka zbatuar procedurat standarde duke mos i afruar mbrojtje ligjore të dëmtuarës Xhisiela Maloku, ka dëshmuar përpara oficerëve të SHÇBA se ai kishte marrë dijeni për këtë ngjarje nga salla operative pas denoncimit që e dëmtuara kishte bërë në komisariatin nr 3 në Tiranë.

Ai ka pohuar se kishte thirru Rexhep Rrajën, i cili ishte paraqitur në komisariatin e policisë të Fushë Krujës së bashku me Xhisielën, dy avokatë dhe një psikologe.

Në këtë seancë Çitozi deklaron se Xhisiela ka hequr dorë nga denoncimi ndaj Rexhep Rrajës. Por një ditë më parë Top Channel intervistoi nëpërmjet telefonit psikologen, Anjeza Kallaku, e cila deklaroi se ishte thirrur nga oficeri i policisë gjyqësore Gentian Çitozi për të asistuar në një tërheqje padie.

Sipas psikologes Çitozi kishte ngulmuar duke i premtuar edhe transportin e saj mbrëmjen e vonë të 20 korrikut, ndërsa ajo ndodhej me pushime. Ndërsa Çitozi deklaron se psikologia kishte ardhur së bashku me Rexhep Rrajen dhe dy avokatë. Aktualisht është Prokuroria e Krujës ajo që do të thotë fjalën e saj në lidhje me këtë çështje, që përshtjelloi edhe politikën në vend./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi