Çfarë tha e si e quajti ish-ministrin Hoti deputetja Haxhiu?

Deputetja e AAK-së Teuta Haxhiu, debaton ashpër me ish ministrin Avdullah Hoti, për çështjen e numrit enorm të zv/ministrave.

Deputetja Haxhiu ka akuzuar ish qeverisjen për numrin e lartë të zëvendësministrave të cilët tha ajo se nuk kanë punuar asgjë, derisa kanë bërë shpenzime enorme. Sipas saj nuk është e vërtet se shpenzimet për zëvendësministrat e emëruar nga Haradinaj është më i lartë.

Ajo poashtu ka përmendur faktin se në qeverisjen Mustafa, është marrë vendim për pagesën e zëvendësministrave edhe për gjashtë muaj pas përfundimit të mandatit, që sipas saj është jo ligjore.

Madje deputetja Haxhiu e ka cilësuar menaxher të dobët ish-ministrin Avdullah Hotin, duke theksuar se nuk do të thotë të jeni ekonomist i diplomuar e të jeni edhe menaxher i mirë.

Këtyre akuzave iu është përgjigjur ish-ministri Avdullah Hoti, derisa ka sqaruar se nuk ka qenë në asnjë rast numri i zëvendësministrave në qeverisjen Mustafa, krahasuar me qeverisjen Haradinaj dhe se emërimin e zëvendësministrave nga Haradinaj është më i lartë se që ka qenë.

Ndërkohë, në debat është përfshirë edhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e pagesën e zëvendësministrave për gjashtë e sqaron se si ka qenë dhe si e ka shkurtuar kryeministri Isa Mustafa. Bajrami me këtë rast tregon se vendimi për pagesën e zëvendësministrave edhe pas përfundimit të mandatit ka qenë 12 muaj me vendim të qeverisjes Thaçi, kurse këtë afat e ka sjellë në gjatë muaj kryeministri Mustafa gjatë mandatit të tij. /Kosova post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi