Çfarë memorandumi nënshkroi MPMS?

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe organizata gjermane, Arbeiter-Samariter-Bund (ASB), nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit për zbatimin e projektit, “Stabiliteti socio-ekonomik i komuniteteve etnike pakicë dhe shumicë”, programi në Kosovë. Projekti do të implementohet nga OJQ, “Preda Plus” në Kosovë.

Memorandumi u nënshkrua nga ministri i MPMS-së, Skender Reçica, udhëheqësja e zyrës së ASB në Kosovë, Dafina Hoxha dhe drejtori i zyrës së ‘Preda Plus’ në Kosovë, Fatos Raifi.

Ky është një projekt tre vjeçar, i cili fokusohet në biznese të vogla dhe agrobiznes, me qëllim të trajnimeve të personelit në këto dy fusha, ku do të përfitojnë së paku 250 persona.

Projekti gjithashtu, do të ketë në komponentën e vetë edhe projektin për ‘start up’ për mikrobiznese, nga i cili do të përfitojnë 60 përfitues dhe do të ketë shtrirje në 11 komuna të Kosovës.

Përzgjedhja e kandidatëve përfitues do të bëhet prej Zyrave të Punësimit, të cilat janë në kuadër Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Me rastin e nënshkrimit të këtij memorandumi, ministri Reçica u shpreh se do të bashkëpunojë me të gjitha organizatat vendore dhe ndërkombëtare./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi