Çfarë armatimi eksporton Serbia në Rusi?

Gjatë vizitës kohë më parë të presidentit të Rusisë Vladimir Putin në Serbi, siç shkruan sot gazeta e Beogradit Politika, vëmendjen e shumëkujt e ka tërhequr një detaj nga biseda e tij me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç.

“Nuk eksportojmë vetëm ne teknikë ushtarake në Serbi, por ne edhe importojmë armë nga Serbia, ndër të tjera edhe teknikë luftarake. Ju, president e dini për çfarë bëhet fjalë”, citon Politika t’i ketë thënë Putini Vuçiçit.

Këto dy fjali habitën shumëkënd, pati të atillë që menduan se fjala ishte për gabim në përkthim.

Pas kësaj, kjo gazetë e Beogradit ka kërkuar sqarime në Ministrinë e Mbrojtjes të Serbisë dhe ajo është përgjigjur: “Serbia eksporton armë dhe pajisje ushtarake në Rusi”.

Dhe sqarohet: Serbia në Rusi eksporton armë gjuetie e sportive, pjesë rezervë për to, municion karabinash e revolesh dhe barut.

Po ashtu në Rusi eksportohet edhe municionin artilerie sado që nuk tregohet se për çfarë granatash bëhet fjalë, transmeton Koha.net. Serbia vazhdon të përsëris se nga Rusia ka marrë dhuratë 6 avionë migë 29, ndërsa ka blerë helikopterë lufte, tanke dhe blinda ushtarakë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi