23.5 C
Tirana

Ceremonitë mortore për Fatos Nanon, Shqipëria i jep lamtumirën ish-kryeministrit

Më datë:

Në Pallatin e Kongreseve kanë nisur homazhet në nderim të ish-kryeministrit dhe liderit historik të PS, Fatos Nano.

Dhjetëra qytetarë, të ardhur dhe nga rrethet, kanë qenë ndër të parët që kanë kryer homazhe.

Të pranishëm janë familjarë të Fatos Nanos, mes tyre bashkëshortja e tij, Xhoana Nano, djali Sokoli dhe ish-bashkëshortja Rexhina. Homazhet publike kanë nisur që prej orës 8:30.  Më pas nga ora 11:15-11:45 do të zhvillohen homazhet e personaliteteve shtetërore dhe të trupit diplomatik.

Një pjesëtar i familjes së Nanos do të mbajë një fjalim, gjithashtu dhe kryeministri  Edi Rama. Në ceremoni do të marrin pjesë edhe personalitete politike nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, mes tyre Albin Kurti dhe Ali Ahmeti.

Në respekt për kontributin e tij në jetën publike dhe politike të vendi 2 nëntori është shpallur edhe ditë zie kombëtare. Të gjithë flamujt në institucionet shtetërore do të ulen në gjysmë shtizë dhe në orën 12:00 do të ndalojë çdo aktivitet për të mbajtur një minutë heshtje.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme