Celine Dion kujton bashkëshortin që u nda nga jeta 5 vjet më parë: “Do të mbetesh gjithmonë në zemrën tonë”

Për Celine Dion bashkëshorti Rene Angelil ishte gjithçka. Nuk ka rast që aktorja të mos e kujtojë të ndjerin. Kanë kaluar 5 vjet që nga ndarja nga jeta e Rene dhe në Instagam këngëtarja i dedikon fjalë të ëmbla dashurie.

’Rene, kanë fluturuar 5 vjet…-shkruan- dhe nuk ka ditë që të mos kem menduar për ty. Të gjithë mendimet tona lidhen me ty, shumë më tepër se më parë, duke shpresuar që ti na sheh nga lart, na mbron, duke vazhduar të kujdesesh për ne’.

Në rrjetin social Celine poston dy duan që shtrëngohen dhe shkruan duke cituar edhe fëmijët e tyre René-Charles, Eddy dhe Nelson Angélil: “Lutem që dashuria jote të jetë mbi gjithë botën dhe mbi të gjithë ata, që në këto momente vendimtare po kalojnë momente shumë të vështira. Ti do të mbetesh në zemrat tona dhe në jetën tonë përgjithmonë’.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi