Çdo vit qytetarët e Kamenicës i bënë bashkë “Sofra e Ramazanit” (Foto)

Rrugët e qytetit të Kamenicës mbrëmë kanë qenë të mbushura me qindra agjërues, të cilët u mblodhën për të bërë iftar së bashku.

E, ky qytet duket se e ka bërë traditë një gjë të tillë, duke e emëruar “Sofra e Ramazanit”, pasi që për çdo vit në muajin e shenjtë të Ramazanit besimtarët mysliman bashkohen të bëjnë iftar.

Ndonëse agjërueshëm, në fytyrat e tyre mbretëron qetësia, derisa presin momentin kur imami thërret Ezanin, dhe duke bërë lutjet e tyre, ata i urojnë njëri tjetrit, që Zoti t’ua ketë pranuar agjërimin.

Në mesin e qytetarëve të Kamenicës, i pranishëm është edhe kryetari i këtij vendi, Qëndron Kastrati, i cili bashkohet në lutjet e tyre.

Por, jo vetëm qytetarët e këtij vendi janë bërë bashkë që të bëjnë iftar, pasi që në këtë “Sofër të Ramazanit” të pranishëm ishin edhe pjesëtarë të FSK-së dhe ushtarë të KFOR-it, të cilët prisnin bashkë me agjëruesit që të bënin iftar.

 

Një gjë e tillë, nga ky qytet jep shembull edhe për qytetet tjera.

Fotografi Arian Mavriqi, përmes fotografive dhe një videoje ka treguar atmosferën e cila ka mbizotëruar mbrëmë në këtë iftar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi