Çavusoglu: Zgjidhja e Munbixhit, shtytëse në marrëdhëniet Turqi-SHBA

 

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu tha se pret implementimin e planit për tërheqjen e terroristëve të YPG/PKK-së nga rajoni i Munbixhit të Sirisë pas takimit të sotëm me Sekretarin amerikan të Shtetit Mike Pompeo.

“Si ministra, ne do të miratojmë planin e rastit të Munbixhit, i cili do të jetë një pikë kthese për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe Turqi-SHBA”, tha Çavuşoğlu pas mbërritjes së tij për vizitë zyrtare mbrëmë në Washington.

Çavuşoğlu do të takohet sot me homologun e tij Pompeo dhe do të flasë për normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe një sërë temash rajonale dhe globale.

Një nga temat kryesore të takimit është zgjidhja e çështjes së Munbixhit, kurse Çavuşoğlu tha se mbështetja amerikane ndaj terroristëve të YPG/PKK-së në rajon është pengesa më e madhe në marrëdhëniet dypalëshe midis Ankarasë dhe Washingtonit.

“Ne duam që kriza siriane të zgjidhet në rrugë politike. Kundërshtojmë të gjitha përpjekjet për ndarjen e Sirisë. Turqia është një nga aktorët më aktiv në procesin e Astanas, Soçit dhe Gjenevës për paqe në Siri”, tha Çavuşoğlu.

Që nga gushti 2016, Munbixhi është nën pushtimin e YPG/PKK-së, organizatës terroriste që vepron në veri të Sirisë nën petkun e të ashtuquajturave Forcave Demokratike Siriane (SDF). Turqia paralajmëron se kjo strukturë është dega siriane e organizatës terroriste të PKK ndërsa SHBA-të konsiderojnë se SDF është një partner i besueshëm në luftën kundër terroristëve të DEASH-it. SDF gjithashtu përfshin disa grupe të vogla të armatosura të arabëve lokalë kështu Washingtoni thotë se nuk ndihmon terroristët, por luftëtarët arabë në Siri.

Në Munbixh janë angazhuar rreth 2.000 trupa amerikane kurse Turqia dhe SHBA-të si aleatë të NATO-s duan të shmangin konfliktet e drejtpërdrejta në atë rajon.

Në fillim të vitit, forcat turke filluan operacionin anti-terrorist “Dega e Ullirit” duke çliruar një zonë më të gjerë të rajonit sirian veriperëndimor të Afrinit nga terroristët e YPG/PKK-së dhe DEASH-it. Turqia ka njoftuar se do të vazhdojë operacionin më tej në lindje nëse terroristët e YPG/PKK nuk largohen nga Munbixhi.

Duke iu referuar tensioneve në marrëdhëniet turko-amerikane të shkaktuara nga marrëveshja turke për blerjen e sistemeve raketore S-400 nga Rusia, Çavuşoğlu tha se Turqia fillimisht kërkoi nga SHBA-të të blinin sisteme anti-ajrore, por Washingtoni refuzoi të bashkëpunonte dhe se në fund Turqia përfundimisht zgjidhi nevojat e saj në bashkëpunimin me Rusinë.

Duke komentuar mbi tensionet aktuale në Lindjen e Mesme, Çavuşoğlu akuzoi vendet muslimane se nuk bëjnë mjaftueshëm për mbrojtjen e statusit të Kudsit dhe për mbrojtjen e të drejtave të palestinezëve.

Në një seri kundërshtimesh ndaj administratës së Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, Çavuşoğlu potencoi se një vend të veçantë zë mosekstradimi i Fetullah Gülen-it, kreut të organizatës terroriste FETO, i cili në korrik të vitit 2016 kreu grusht shteti ushtarak në Turqi.

Ai shtoi se edhe kjo çështje do të ishte një nga temat e takimit të tij të sotëm me Pompeon.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi