Çavusoglu: Turqia nuk dëshiron pengesa politike në bisedimet me BE-në

Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlut Çavusoglu tha se Turqia dëshiron që nga BE-ja të marrë shpërblimin e përpjekjeve të saj, duke përfshirë edhe liberalizimin e vizave.

Ministri i Jashtëm Çavusoglu, ministri i Drejtësisë Abdulhamit Gül, ministri i Thesarit dhe i Financave Berat Albayrak dhe ministri i Brendshëm Süleyman Soylu mbajtën një konferencë të përbashkët shtypi pas takimit të katërt të Grupit të Aksional të Reformave që u mbajt nën udhëheqjen e Kryesisë së Çështjeve të BE-së pranë Ministrisë së Jashtme.

Duke bërë të ditur se në takim janë fokusuar kryesisht në përshpejtimin e procesit të reformave politike, Çavusoglu tha: “Kryesia për çështje të BE-së dhe të gjitha institucionet e tjera në proceset e ardhshme do të përqendrohemi në fushën e gjyqësorit dhe të drejtat themelore, si dhe atë të lirisë dhe sigurisë”.

“Në proceset në vijim mendojmë të punojmë më afër me Këshillin e Europës. Komisionet e përbashkëta, grupet e punës dhe bashkëpunimi i afërt mes nesh dhe Këshillit të Europës deri më sot kanë shërbyer në të mirën e të dy palëve. Turqia është një prej anëtarëve themelues të Këshillit të Europës. Ne kemi bashkëpunim të ngushtë jo vetëm me kuvendin parlamentar, por me të gjithë institucionet, duke përfshirë edhe Gjykatën e të Drejtave të Njeriut”, tha Çavusoglu, duke theksuar se në sistemin qeverisës presidencial do të ketë më pak burokraci dhe do të hidhen hapa më të shpejta me mekanizmin e vendimarrjes më efektive.

“Në marrëdhëniet tona me BE-në, ne do të përqendrohemi kryesisht në çështjet që vazhdojnë dhe çështjet ku ne mund të arrijmë rezultate. Një nga këto çështje është rifillimi i negociatave të bashkimit doganor dhe zbatimi i liberalizimit të vizave. Edhe ne, edhe ministri ynë i Thesarit dhe Financave, po punojmë për rifillimin e negociatave të bashkimit doganor. Në liberalizimin e vizave ishin shtatë kritere, ndërsa aktualisht ato kanë rënë në gjashtë. Në këtë drejtim, ne vazhdojmë të punojmë me institucionet e BE-së dhe me të gjithë komisionerët. Ne do të vazhdojmë të punojmë me të gjitha ministritë tona lidhur me gjashtë kriteret e mbetura. Delegacionet tona teknike u takuan më 31 maj në Ankara. Pas kësaj, ne do të intensifikojmë negociatat tona, bashkëpunimet tona”, shtoi ministri Çavusoglu.

Po ashtu, Çavusoglu deklaroi se Turqia ka pritshmëritë e saj nga BE-ja.

“Dëshirojmë që nga BE-ja të marrim shpërblimin e përpjekjeve tona, duke përfshirë edhe liberalizimin e vizave, dhe nuk dëshirojmë të nxirren pengesa politike”, theksoi shefi i diplomacisë turke./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi